Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për projektin e promovuar nga Qeveria të rrugës Prizren-Tetovë

Kryetari i LDK-s, Lumir Abdixhiku, ka  folur për projektin e promovuar nga Qeveria të rrugës Prizren-Tetovë. ka shkruar se Qeveria s’e ka përmbyllur asnjë rrugë të vetme, ndërsa po e përmbyllin vitin e tretë në qeverisje. Sot, në vitin e tretë të mandatit, flasin për tunele, Prizren – Tetovë, 200 milionë. Muhabetet s’kushtojnë. Ato megjithatë na shpërfaqen të njëjta sikurse para tre viteve. Njëjtë me të njëjtat premtime dalin dhe sot. Të zënë me organizimin e protestave për mbështetje ndaj vetes – merreni me mend – të fiksuar me diskutime ndaj të shkuarës, të angazhuar në ndarje, sharje e përçarje – pra në thatësi politike – kjo Qeveri nuk ka mundur të bëjnë as edhe një hap të vetëm në zhvillimin infrastrukturor të Kosovës.  Në programin e “Rrugës së Re”, Abdixhiku shkruan se të gjitha projektet kapitale për qytetet e mëdha në vend do të përfundojnë brenda 30 muajve.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …