Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar rezultatet e anketave në pesë qytete të Kosovës ku thotë se i ka shumicën e votave

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje po propagandon, duke iu referuar një sondazhi të publikuar të hënën që LDK-në e vendosi të tretën, ndërkaq VV-në të parën. Ai ka publikuar edhe rezultatet e anketave në pesë qytete, sipas të cilave nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, LDK ka “në Prishtinë 35% Lipjan 42% Podujevë 35% Kastriot  36% Fushë Kosovë 34%”. Deri më tani, kanë përfunduar mbi 17,000 anketa vetëm në regjionin qendër. Rekord anketimesh këto për të siguruar saktësi të paprecedentë statistikore. Në pyetjen se, nëse zgjedhjet nacionale mbahen këtë të diel, për cilën parti do të votonit, rezultatet për LDK, të marra deri më tani vetëm për 5 qytete në regjionin qendër.  Anketat, në këtë nivel, po bëhen gjithandej Kosovës, dhe ato do të publikohen me kohë. Do t’i publikojmë vetëm për LDK-në sepse duam të ruajmë korrektësinë ndaj palëve tjera”, ka deklaruar, Lumir  Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …