Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati deklaroi se Qeveria premtoi reciprocitet, por injoroi Kosovën Lindore

Kryetari  i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mosangazhimin e saj në trajtimin e çështjes së shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilët ai i konsideron si ndër qytetarët më të diskriminuar në Evropë. Në një postim në Facebook, Murati theksoi se zgjidhja e problemit të Kosovës Lindore duhet të jetë reciproke me atë të serbëve në veri të Kosovës. “Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë po përballen me diskriminim të rëndë. Çështja e tyre duhet të trajtohet në nivel të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, me të njëjtën seriozitet që trajtohet situata e serbëve në veri të Kosovës,” tha Murati. Ai gjithashtu kritikoi qeverinë aktuale për mos përfshirjen e kësaj teme në agjendën e dialogut, pavarësisht premtimeve për reciprocitet gjatë ardhjes në pushtet.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Moskonstituimi i institucioneve po rrezikon seriozisht zhvillimin ekonomik të komunave

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka alarmuar se moskonstituimi i …