Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot me nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot me nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është takuar sot me nënkryetaren e LDK-së Vjosa Osmani, në kuadër të përgatitjeve për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës, në zgjedhjet e së cilës këto dy parti morën më së shumti vota. Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka shpalosur detaje nga takimi me nënkryetaren e LDK-së. “Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, shkruan Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …