Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimtarët islamë për festën e Kurban Bajramit. Ai me këtë rasat ka deklaruar se Festa e Kurban Bajramit është ditë e veçantë në familjet tona. Ajo gjithmonë ka qenë ditë e rëndësishme reflektimi për sakrificën, durimin e dhembshurinë njerëzore. Në këtë ditë, në veçanti në këtë ditë, ne bashkë shpërfaqim dashurinë dhe mirësinë për njëri-tjetrin. Le të kujtojmë se solidariteti dhe vullneti për të ndarë të mirat me të tjerët në vështirësi e nevojë janë vlera të çmuara njerëzore tonat. Derisa i manifestojmë ato nën qiellin e Krijuesit, le të përpiqemi që të jemi më të mirë, më të ndershëm, më të kujdesshëm. Dhe në këtë rrugëtim tonin, le të ndërtojmë një vend e shoqëri të shëndoshë e solidare Në emrin e tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj që festa dhe gëzimi të jenë përherë në familjet që festojnë sot, tha Lumir Abdixhiku.
