Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati nderon me mirënjohje Dr.Ferid Aganin

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim, z. Ferid Agani, (ish ministër i shëndetësisë) të cilin e ka nderuar me mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në fushën e shëndetësisë dhe në shërbim të vendit.

Mirënjohja e ndarë për z. Agani është bërë me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në zhvillimin e sistemit shëndetësor dhe angazhimin e palodhshëm në shërbim të vendit dhe shoqërisë.”

Ferid Agani ka shërbyer si Ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës gjatë periudhës 2011–2014.

Gjatë këtij mandati, ndër të tjera, ai ka themeluar dhe ka udhëhequr Këshillin Ndërministror për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), një hap i rëndësishëm për përballjen me këtë sëmundje endemike në Kosovë, e në veçanti në Malishevë.

Me këtë rast, kryetari Kastrati e ka falënderuar z. Agani për kontributin e tij jo vetëm si ministër, por edhe për rolin dhe përkushtimin e tij në zhvillimet e përgjithshme publike dhe politike në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhen kontratat me 12 biznese përftuese nga Komuna e Skenderajt dhe UNDP

Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka …