Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati priti në takim u.d. të sekretarit të MKRS-së Feim Hoxha

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati,  ka pritur sot në takim punë, u.d. të sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Feim Hoxha dhe drejtoreshën e Departamentit për Integrime Evropian dhe Koordinim të Politikave në MKRS, Brikena Molliqi-Gashi, me të cilët kanë biseduar për mundësit e bashkëpunimit në investime në fushën e kulturës, rinisë, sportit dhe trashëgimisë kulturore.

Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, të cilët edhe i kanë njoftuar zyrtarët e MKRS-së, për nevojat që ka Malisheva për investime dhe mbështetje nga ministria, në këto fusha.

Kryetari Kastrati, e ka falënderuar u.d. të sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së, Feim Hoxha për vizitën dhe për investimet e ministrisë që ka bërë deri më tani në Malishevë, si dhe për nevojat që ka Malisheva, ndërsa sekretari Hoxha, e ka njoftuar kryetarin Kastrati, për mundësitë e investimeve që ka ministria dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar  me komunën.

Drejtorët Shala e Morina, i kanë njoftuar zyrtarët e ministrisë, për nevojat më të shpejta që ka Komuna e Malishevës, për t’u mbështetur nga MKRS, si në fushën e trashëgimisë kulturore, pastaj në atë sportive, përkatësisht përfundimin e tribunave në stadiumin e qytetit, si dhe në fushat tjera të kulturës, rinisë, sportit dhe trashëgimisë kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …