Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka theksuar se më mirë do të ishte që shefi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ta drejtonte dialogun e Kosovës me Serbinë. Ai për Tv Dukagjini, ka thënë se Kurti ka njohuri dhe është i përgatitur për ta udhëhequr këtë proces. “Është i dobishëm nëse do të jetë pjesë e dialogut. Nëse më bëhet pyetje, se në mes Thaçit dhe Kurtit kush do të duhej ta drejtojë dialogun me Serbinë, unë do të thoja Kurti”, ka theksuar Bahtiri
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
