Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka përmbyllur një ditë intensive me vizitën e tij në Nekoc të Drenasit, ku ka takuar miq dhe bashkëluftëtarë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përmbyllur një ditë intensive me vizitën e tij në Nekoc të Drenasit, ku ka takuar miq dhe bashkëluftëtarë. Gjatë fjalës së tij, Limaj theksoi rëndësinë e bashkimit dhe përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve të Kosovës, duke e konsideruar këtë si themelin për një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme. Vetëm përmes bashkimit mund të avancojmë përpara. Koalicioni ynë përfaqëson forcën, unitetin dhe vizionin për një Kosovë më të mirë, tha ai. Në mesazhin e tij, Limaj  foli për disa priorite kryesore, duke përfshirë: sigurinë, rritjen ekonomike, pavarësinë energjetike, anëtarësimin e Kosovës në NATO.  Ai u shpreh i bindur se qytetarët janë rreshtuar pas vizionit të tij dhe të koalicionit për të ndërtuar një shtet të denjë dhe fitues në arenën ndërkombëtare. Slogani i tij, “Kosovë fituese”, përçon një mesazh të qartë optimizmi dhe përkushtimi ndaj progresit të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Mesjetë kushtetuese” në Kosovë: Enver Hasani akuzon pushtetin për shkelje masive të Kushtetutës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka lëshuar akuza të rënda ndaj pushtetit aktual, duke …