Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka njoftuar për një tubim në Augsburg të Gjermanisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka njoftuar se së bashku me partnerë të koalicionit, kanë mbajtur një takim  në Augsburg të Gjermanisë. Ai ka shkruar se ky koalicion po mirëpritet dhe po merr mbështetje gjithnjë e më të madhe nga mërgimtarët tonë që jetojnë e veprojnë në perëndim. “Së bashku me partnerët e koalicionit, u mirëpritëm nga qindra bashkëatdhetarë në Augsburg, ku u konfirmua edhe njëherë mbështetja e parezervë për koalicionin tonë. Ne e përsëritëm mesazhin se integrimi në NATO është prioriteti ynë në konsolidimin e shtetësisë tonë, ndërsa zhvillimi ekonomik, përmes bashkëpunimit me bizneset tona të fuqishme në Diasporë, do të jetë një nga fokuset tona. Ne u zotuam se do të vazhdojmë angazhimin tonë të përbashkët, derisa mbështetja e marrë nga mërgimtarët tanë është një forcë shtytëse për realizimin e programit tonë për Kosovën euroatlantike”, ka shkruar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …