Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, takon Kryesinë e Degës në Prishtinë, ritheksohet gatishmëria për zgjedhje

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, takon Kryesinë e Degës në Prishtinë, ritheksohet gatishmëria për zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot Kryesinë e Degës së kësaj partie në Prishtinë. Kjo parti ka rikonfirmuar edhe njëherë se kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Kadri Veseli takoi Kryesinë e Degës së Prishtinës dhe ritheksuan së PDK është më e gatshme se kurrë për zgjedhje dhe se konsolidimi i nëndegëve dhe strukturave të degës së Prishtinës është shpresë për qytetarët. Procesi zgjedhor nëpër të cilin ka kaluar PDK-ja në Prishtinë, ashtu sikurse edhe në të gjitha komunat e Kosovës, është garanca më e madhe që PDK përfaqëson strukturën me besimin më të madh elektoral dhe kjo na jep edhe më shumë përparësi për zgjedhjet ë ardhshme”, është thënë në njoftimin e PDK-së

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …