Enver Hoxhaj

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka mbajtur tubim elektoral në Therandë

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka mbajtur tubim elektoral në Suharekë ku para qytetarëve te kësaj komune ka folur për Planin e Rimëkëmbjes. Hoxhaj është zotuar për fond 1 miliard euro për dalje nga kriza e shkaktuar nga pandemia dhe 500 milionë euro mbështetje për bizneset. “Prioriteti ynë i pari është zhvillimi ekonomik, mbështetja e ekonomisë në ndërmarrjet e vogla, ndërmarrje të mesme, ndërmarrje të mëdha, në një fond i cili ka vlerë prej 1 miliard euro. Ne nuk mund ta rrisim territorin e Kosovës, por mund ta rrisim ekonominë e Kosovës, mund ta rrisim mirëqenien e Kosovës, mund ta rrisim numrin e të punësuarve në Kosovë, prandaj unë e di javën e parë, muajin e parë, 100 ditëshin e parë më mirë se çdo kush tjetër se çka duhet me bë për me nxjerrë vendin prej krizës ekonomike dhe politike në të cilën e kanë futur dy qeveritë e dështuara Kurti dhe Hoti”, ka thënë ai.

 Hoxhaj ka kërkuar që dhembja për mungesën e Thaçit dhe Veselit të kthehet në krenari për PDK-në, duke e votuar fuqishëm më 14 shkurt. “Përkundër dhimbjes që e kemi për shokët tanë që nuk janë sot në Therandë, të cilët nuk janë sot në Kosovë, por janë në Hagë, dhimbjen ta kthejmë ne krenari. Dhe unë ju ftoj juve këtu në Therandë sikurse ftoj çdo qytetar të Kosovës kudo në Kosovë që pikërisht dhimbjen ta përkthejnë me krenari dhe dhimbja kthehet në krenari duke votuar fuqishëm Partinë Demokratike të Kosovës e cila do t’i fitojë zgjedhjet me 14 shkurt”, ka thënë Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …