Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Albin Kurti i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi  ka thënë se Kurti i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi. Ai deklaroi se e ka pranuar propozimin franko-Ggjerman, pa shpjeguar asnjëherë për qytetarët e vendit se çka përmban ai propozim. Kështu, ai i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi, pa asnjë transparencë, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje të cilat i brengosin qytetarët tanë”. Ku mbetën kushtet e tij? Cilat prej tyre u plotësuan e cilat jo? A janë përfshirë në këtë plan edhe kushtet e Serbisë? A është në përputhje me Kushtetutën e  Kosovës dhe a është pjesë e saj edhe themelimi i Asociacionit? Mbi të gjitha, a e përfshinë kjo marrëveshje njohjen e ndërsjellë? PDK i ka bërë të qarta kohë më parë pesë shtyllat që i presim nga marrëveshja potenciale me Serbinë. Gjithçka më pak është humbje e madhe për Kosovën, për të cilën, përgjegjës i vetëm do të jetë Albin Kurti”, ka saktësuar kryetari i PDK-së, Memli  Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …