Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar rëndësinë e pranimit të ftesës për të diskutuar të ardhmen e vendit. Ai tha  se PDK-ja, është gjithmonë e hapur për takime dhe biseda në interes të shtetit dhe për përparimin e tij. Memli  Krasniqi ka bërë thirrje për mbështetjen e nismës për shpërndarjen e Kuvendit dhe vendosjen e datës për zgjedhje të reja parlamentare, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri kombëtare për të shpëtuar vendin nga stagnimi. Ai  shprehur gatishmërinë e PDK-së për zgjedhje të parakohshme, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri për të adresuar sfidat aktuale të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi kritikon qasjen e Glauk Konjufcës: Shkëputje nga morali dhe retorika e VV-së

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Dr. Fitim Selimi, ka komentuar intervistën e fundit …