Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se asamblistja, Shqipe Kryeziu e Vetëvendosjes u bë pjesë e AAK-së

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se asamblistja, Shqipe Kryeziu e Vetëvendosjes u bë pjesë e AAK-së

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se asamblistja Shqipe Kryeziu do të jetë tash e tutje pjesë e AAK-së. Jam më se i lumtur t’ju njoftoj, se nga sot pjesë e AAK-së në Rahovec do të jenë edhe znj. Shqipe Kryeziu, magjistër e Fizikës dhe profesoreshë në SHML “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe dhe ekonomisti e profesori në SHMLP “Selajdin Mullaabazi” në Rahovec, z. Azbi Gashi, të cilët aktivitetin e tyre politik të deritanishëm e kanë bërë në Vetëvendosje si themelues të degës në Rahovec. Zonja Shqipe Kryeziu do të jetë edhe pjesë e grupit të asambleistëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Rahovecit”, ka shkruar, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza i shkruan Ursula von der Leyen: BE-ja të heqë menjëherë masat ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka kërkuar zyrtarisht …