Kryetari i Rahovecit z. Smajl Latifi, priti ekipin komunal të futbollit për suksesi në turneun kombëtar

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi  organizoi një takim me ekipin komunal të futbollit për të përgëzuar suksesin e tyre në turneun e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Me frymë sportive, bashkëpunim dhe përkushtim, ekipi arriti të zërë vendin e dytë në nivel vendi, duke treguar lojë të vendosur dhe shkathtësi të larta. Në këtë turne, portieri Kushtrim Zeka u vlerësua me çmimin “Portieri më i mirë”, duke kontribuar në këtë rezultat të shkëlqyer. Kryetari Latifi shprehu falënderimet dhe krenarinë për këtë përfaqësim shembullor dhe shprehu besimin për suksese të mëtejshme në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …