Millorad Dodik: Asociacioni një ditë do të jetë Republikë Serbe, edhe pse kjo nuk iu pëlqen shqiptarëve

Kryetari i Republikës serbe në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik, ka mohuar sërish gjenocidin në Srebrenicë

Kryetari  i Republikës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, ka mohuar sërish gjenocidin në Srebrenicë, duke e quajtur luftën agresion kundër Bosnjë-Hercegovinës si një luftë civile. Dodik, një aleat i ngushtë i Putinit dhe Vuçiqit, pretendoi se Serbia nuk kishte asnjë njësi ushtarake në Bosnje-Hercegovinë. Ai kritikoi Kroacinë për sponsorizimin e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, duke thënë se Kroacia duhet të heshtë për shkak të krimeve të kryera nga NDH ndaj popullit serb gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dodik theksoi se Kroacia ishte pjesëmarrëse aktive në luftën civile në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa Serbia nuk kishte asnjë përfshirje ushtarake. Ai përfundoi duke akuzuar Kroacinë për përpjekje për të harruar këto sponsorizime për shkak të vendimeve gjyqësore kundër saj.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …