Kryetari i ri i SHBA-ve, Joe Biden e nominon Alejandro Mayorkas për Sekretar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare

Kryetari i ri i SHBA-ve, Joe Biden e nominon Alejandro Mayorkas për Sekretar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare

Kryetari i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka njoftuar të hënën se ai do ta nominojë për Sekretar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas. Mayorkas është me prejardhje nga Kuba. Ai pritet të bëhet latinoamerikani i parë që do ta drejtojë këtë departament të rëndësishëm të SHBA-së, shkruan CBSNews. Ish zyrtari i Administratës së Barack Obama, do të jetë emigranti i parë që merr post të sekretarit. Madje ai do ta drejtojë një prej departamenteve më me përgjegjësi, që është përgjegjës për kufijtë, sigurinë e transportit, sigurinë kibernetike, migracionin, reagimin në situata të katastrofave natyrore dhe funksione të tjera.

 

Kontrolloni gjithashtu

Afati 34-ditor nën presion: Kuvendi rrezikon të humbasë mbi 100 milionë euro nga vonesat

Pas një pauze dyjavore, deputetët rikthehen në Kuvend me një kalendar të ngjeshur dhe një …