Vladimir Putin

Kryetari i Rusisë, Putin po qëndron në Teheran, kudo të bisedojë me kryetarin e Iranit, Raisi dhe atë të Turqisë, Erdogan

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin po qëndron në Teheran, kur do të bisedojë me kryetarin e Iranit, Ibrahim Raisi dhe atë të Turqisë,  Rexhep Tajip Erdogan. Ata  do të zhvillojnë bisedime për heqjen e bllokadës së grurit ndaj Ukrainës, të ardhmen e Sirisë dhe shanset për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit. Bisedimet trepalëshe në Teheran po komentohen në Kremlin si një shenjë e ndikimit të vazhdueshëm të Putinit në rajon, pas vizitës së fundit në Lindjen e Mesme nga kryetari amerikan, Joe Biden.  Erdogan do të kërkojë një sinjal nga Putin se ai është i gatshëm të heqë bllokadën detare ruse që parandalon daljen e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi, shkruan “ The Guardian” Turqia, një anëtare e NATO-s, ka një përgjegjësi të veçantë sipas Konventës së Montro të vitit 1936 për trafikun detar që hyn në Detin e Zi. Ajo po propozon që Rusia të lejojë anijet ukrainase të grurit të largohen nga Odesa në rrugët e përcaktuara për sa kohë të bëhen kontrolle që anijet nuk mbajnë armë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …