Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka drejtuar kritika kundër qeverisjea katërvjeçare të kryeministrit Albin Kurti

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka kritikuar  qeverisjen katërvjeçare të kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar si një periudhë të vështirë për sektorin e arsimit dhe për dialogun sindikal. Qeveria aktuale ka shpërfillur kërkesat e punonjësve të arsimit dhe ka dështuar të realizojë premtimet për përmirësimin e kushteve arsimore. “Pavarësisht dallimeve me qeveritë e mëparshme, dialogu gjithmonë ekzistonte. Me qeverinë Kurti, për herë të parë, dyert e komunikimit janë mbyllur, deklaroi ai, duke kritikuar qasjen e ministrave përgjegjës për financat dhe arsimin, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci. Sfidat kryesore gjatë qeverisjes Kurti, janë: Pagat e ulëta, tekstet shkollore, kushtet e punës, reformat e parealizuara, e zbatimi i reformave ka mbetur në letër, pa ndikim të prekshëm në cilësinë e arsimit. Mandati katërvjeçar i qeverisë Kurti ka qenë i mbushur me sfida dhe kritika për menaxhimin e sektorit të arsimit. Në mungesë të një dialogu efektiv dhe përkushtimit ndaj reformave, tensionet mes qeverisë dhe sindikatave janë përshkallëzuar, duke lënë arsimin në një gjendje të brishtë.

 

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …