Rrahman Jasharaj pret nga qeveria që të mos këmbëngulë, por të marrë parasysh kërkesat e sindikatave

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj kërkoi që furnizimi me tekste shkollore edhe në këtë vit të bëhet nga MASHTI

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, është takuar sot me zëvendësministrin e Arsimit, Taulant Kelmendi, me të cilin diskutoi për fillimin e vitit të ri shkollor, pakënaqësitë dhe kërkesat e mësimdhënësve karshi Qeverisë. Jasharaj kërkoi që furnizimi me tekste shkollore këtë vit të bëhet nga MASHTI duke i dërguar tekstet shkollore në shkolla si dhe të ketë libra të rinj për të gjithë nxënësit e nivelit fillor dhe të mesëm të ulët – nga klasa 1 deri 9.  kërkoi që Qeveria të bëjë rritjen e koeficientit për mësimdhënës dhe të plotësohen edhe kërkesat tjera të anëtarësisë, të cilat në formë të shkruar ia dorëzoi Kelmendit. Ai po ashtu kërkoi që të ketë më shumë takime ndërmjet sindikatës dhe MASHTI-t, pasi “në këtë mënyrë mund të plotësohen kërkesat e mësimdhënësve dhe zgjidhen problemet aktuale në arsim.”

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …