leoni

Kryetari i Serbisë, A. Vuçiq, ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për shkak të protestave në Beograd

Kryetari i Serbisë, A. Vuçiq, ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për shkak të protestave në Beograd

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai  ka bërë të ditur se dy policë kanë mbetur të plagosur rëndë. Vuçiq thotë se janë bërë përpjekje që të merren me dhunë institucionet e Serbisë. Deri tani janë arrestuar mbi 35 banditë. Aksioni vazhdon dhe nuk do të ndalet. Identiteti i disa personave është duke u përcaktuar në këto momente dhe të gjithë do të arrestohen, duke theksuar se shtetit të Serbisë i kanë shkaktuar dëme të mëdha.  Thirrja e Vuçiqit për takimin urgjent ka ardhur pasi mbështetësit e koalicionit “Serbia kundër dhunës” kanë vazhduar protestën e tyre para Kuvendit të Beogradit, ku dh kanë bërë përpjekje të dhunshme që  të hyjnë me forcë në objekt.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …