Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, thotë se autoritetet në Kosovë nuk duan që të mbahen zgjedhje në veri

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të QUNT-it

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të QUNT-it. Vuçiq  ka kërkuar nga ata që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që kryeministri i Kosovës Albin Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan. Një ditë më parë Vuçiq akuzoi Kurtin se me çdo kusht dëshiron të shkaktojë luftë dhe konflikte. Vuçiq u takua me përfaqësuesit e vendeve të QUNT-it, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë dhe Gjermaninë dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi. Ky është takimi i dytë i Presidentit të Serbisë me përfaqësues të BE-së dhe QUINT-it brenda dy ditësh. Një ditë më parë ai tha se nuk do të komentojë asgjë pas takimit që ka zhvilluar me ta.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …