Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar thirrjet për një hetim ndërkombëtar lidhur me parregullsitë në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe vendore, të cilat nxitën protesta të organizuara nga opozita, e cila po kërkon anulimin e zgjedhjeve. Demonstruesit kanë protestuar në rrugët e Beogradit dhe qyteteve të tjera në Serbi që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të cilat sipas rezultateve preliminare i ka fituar Partia Progresive Serbe e Vuçiqit. Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, që doli e dyta në zgjedhjet parlamentare, e ka akuzuar SNS-në për mashtrime të gjera zgjedhore, akuza që autoritetet i mohojnë. Një mision ndërkombëtar që monitoroi zgjedhjet, tha pas votimeve se SNS-ja kishte përfituar avantazh të padrejtë përmes medieve të njëanshme, përmes ndikimit të Vuçiqit dhe po ashtu kishin vërejtur parregullsi në votime sikurse blerja e votave. Autoritetet zyrtare serbe kanë mohuar të gjitha këto akuza
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					