leoni

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka arritur për një vizitë dy ditore në vendin tonë

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka arritur për një vizitë dy ditore në vendin tonë

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka arritur për një vizitë dy ditore në vendin tonë. Ai u prit në një ceremoni zyrtare nga kryetarja, Vjosa Osmani. Gjatë vizitës kryetari Begaj  do të pritet në takime dhe do të bisedojë  me  autoritetet më të larta të vendit tonë. Fillimisht, kryetari Bajram Begaj do të bisedojë  me Vjosa Osmanin, pastaj me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it dhe me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë. Gjatë qëndrimit në vendin tonë kryetari Bajram Begaj do të bëjë homazhe te Kompleksi i  Varrezave “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i Ibrahim  Rugovës, te Memoriali i të zhdukurve, pastaj  edhe Kompleksin e Lidhjes  Shqiptare të Prizrenit.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …