Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në një takim ambasadoren jo rezidente të e Zambias, në Shqipëri, Patricia Kondolo

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në një takim ambasadoren jo rezidente të e Zambias, në Shqipëri, Patricia Kondolo

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti  në një takim ambasadoren e Jashtëzakonshme të Republikës së Zambias, jo rezidente në Shqipëri, Patricia Chisanga Kondolo. Ai e përgëzoi zonjën  Kondolo për detyrën e re, duke i uruar suksese gjatë ushtrimit të këtij mandati. Gjatë bisedës u trajtuan çështje të bashkëpunimit dypalësh, si edhe rëndësia e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Kryetari Begaj inkurajoi njohjen e Kosovës nga Zambia si kontribut në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në mungesë të njohjes zyrtare, kryetari  Begaj sugjeroi gjetjen e mënyrave të bashkëpunimit, siç është njohja e dokumenteve të udhëtimit apo realizimi i vizitave dhe promovimi i kontakteve të biznesit mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …