Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një takim në Shkup me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një takim në Shkup me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një takim në Shkup me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë,  Hakan Fidan.Gjatë këtij takimi, të dyja palët diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Bajram Begaj zhvillon sot një vizitë në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, ( Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) i cili u mikprit nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova. Kreu i Shtetit u takua sot gjithashtu me kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Presidenti i Republikës Bajram Begaj do të mbajë një fjalë në këtë samit si edhe do të jetë  pjesë e Trojkës që do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të punimeve të Samitit.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar me tone të ashpra ndaj …