Kryetari amerikan Joe Biden ka kërkuar nga amerikanët që të flasin kundër urrejtjes duke thënë se “heshtja jonë është bashkëpunim” përballë akteve raciste. Bideni e ka bërë këtë deklaratë gjatë një vizite në Georgia ku është takuar me liderë azio-amerikanë, pak ditë pas sulmit në Atlanta ku mbetën të vrara 6 gra aziatike në tri qendra të masazheve. Megjithëse policia nuk e ka quajtur garën motivin e sulmit, ajo erdhi mes një rritjeje të dhunës anti-aziatike. “Krimet me motive urryese ndaj njerëzve aziatikë janë rritur gjatë pandemisë me koronavirus dhe racizmi ka qenë një helm i shëmtuar që prej kohësh e përndjek dhe e mundon kombin tone”, është shprehur Biden.
Kontrolloni gjithashtu
Kurti takon Komisioneren për zgjerim të BE-së, Marta Kos
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
