Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden bisedoi përmes telefonit me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin. Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Shtëpia e Bardhë, citohet Joe Biden të ketë thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përgjigjen me vendosmëri me aleatët dhe partnerët e saj” nëse Rusia, e cila ka shtuar forcat e saj ushtarake në kufirin ukrainas, pushton territorin e këtij vendi.” Biden paralajmëroi gjithashtu se një ndërhyrje e dytë në Ukrainë do të sillte “kosto të shpejtë dhe serioze” për Rusinë. Në deklaratë u përsërit se pushtimi rus i Ukrainës do të shkaktonte vuajtje të gjera humanitare dhe do të diskreditonte reputacionin e Rusisë. Ndërkohë kryetari i Rusisë Putin i tha Bidenit se ai nuk e kupton pse ai me vetëdije dha paraprakisht informacion të rremë për pushtimin e Ukrainës”. Pas deklaratës e bërë një ditë më parë nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan se Rusia mund të fillojë pushtimin e Ukrainës, vëmendja ishte kthyer nga biseda ndërmjet Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Presidentit rus, Vladimir Putin.
Kontrolloni gjithashtu
Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …