Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, njoftoi se do t’i vendos Rusisë, më shumë se 500 sanksione të reja. Uashingtoni zyrtar do ta fuqizojnë presionin drejtuar Kremlinit, në dyvjetorin e fillimit të luftës kundër Ukrainës. Biden tha se do të vendosen sanksione të reja në lidhje me kufizimet në eksport ndaj gati 100 subjekteve të cilat e kanë ndihmuar Rusinë, si dhe do të ndërmarrë veprime shtesë për t’ia zvogëluar Rusisë të hyrat nga energjia. Këto masa kanë për qëllim ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për luftën në Ukrainë dhe për vdekjen e liderit opozitar rus, Aleksei Navalni. Sanksionet do të aplikohen në mënyrë që regjimi i Putini ta paguajë një çmim edhe më të lartë për agresionin e tij jashtë vendit dhe për shtypjen brenda vendit, saktësoi kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Kontrolloni gjithashtu
Protestë në Strasburg për drejtësi ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së
Organizatat që përfaqësojnë kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
