Albin Kurti pajtohet pёr zvogёlimin e menjёhershёm tё policisë në veri dhe për zgjedhje parakohshme pas verës

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mori pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Hajurlla Çeku dhe nënkryetaren e Vetëvendosje, Mrika Limani-Myrtaj, morën pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë. Kurti ka treguar se në margjinat e këtij kongresi ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku, sipas tij, u dëshmuan marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në të dy vendet. Ai ka theksuar se nuk mund të mungonte as takimi me mërgatën. Me këtë rast Albin Kurti ka shkruar se nuk është i  interesuar vetëm për të informuar me ecurinë e aktualitetin e vendit tonë, por edhe për të dëgjuar rreth jetës e përvojës së tyre, përshtypjeve e ideve të diasporës.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha në garë për Prishtinën: Premton siguri për fëmijët, zgjidhje të shpejtë për mbeturinat dhe “tunel nëntokësor” për trafik

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur arsyet e kandidimit dhe …