leoni

Kryetari Ilazi mirëpriti në takim përfaqësuesit e FVK-së

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi me bashkëpunëtor dhe trajnerin e klubit të volejbollit Lulzim Krasniqi, zhvilloi një takim pune me anëtarët e Federatës së Volejbollit të Kosovës përfaqësuar nga Anëtarët e Bordit Jusuf Bytyqi, Besart Syla dhe Valon Nikqi sekretar i përgjithshëm. Në takim përfaqësuesit e FVK njoftuan kryetarin Ilazi se komuna e Kaçanikut do të jetë njëra nga komunat e përzgjedhura me prioritet për implementimin e projektit Evropian për hapjen e shkollave të volejbollit dhe për të njëjtën propozuan që të shikohet mundësia për zhvillimin e volejbollit fushor (ranor), ndërsa dyja palët u dakorduan për një bashkëpunim më të thellë për promovimin dhe ofrimin e kushteve për volejboll cilësor në nivel komunal.

Kryetari Ilazi duke falënderuar përfaqësuesit e FVK për angazhimin dhe përkushtimin për përkrahje të klubeve të volejbollit, ofroi mbështetjen e plotë të institucioneve komunale për krijimin e kushteve më cilësore për sportin në përgjithësi e volejbollin në veçanti.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …