Kryetari Jashari inspektuan punimet në realizimin e projektit “Pastrimi dhe rregullimi i lumit nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” deri në Lagjen 3”

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku dhe drejtorin, Bekim Latifi, inspektuan punimet në realizimin e projektit “Pastrimi dhe rregullimi i lumit nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” deri në Lagjen 3”. Ky projekt është mjaft i rëndësishëm për banorët e kësaj lagje dhe financohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. Për shkak të rishikimit dhe shkurtimeve buxhetore nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nga pasojat e pandemisë edhe buxheti i këtij projekti është shkurtuar, prandaj për përfundimin e këtij projekti kërkohet nga Ministria në fjalë që të shikohen mundësitë për kthimin e mjeteve financiare në mënyrë që punimet të përfundojnë sipas planit dinamik në muajin shtator të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …