Kryetari Jashari ka marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët mbi ngritjen e kapaciteteve operacionale të forumeve të sigurisë së Kosovës në nivelin rajonal

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët, që është organizuar nga OSBE në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës, për të diskutuar mbi ngritjen e kapaciteteve operacionale të forumeve të sigurisë të Kosovës në nivelin rajonal. Kryetari Jashari, ka paraqitur punën e deritashme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Skenderaj, mekanizim ky që merret me çështje të sigurisë publike, dhe sfidat aktuale në fushën e sigurisë në komunën tonë. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka paraqitur edhe sfidat aktuale në fushën e sigurisë në bashkësi në nivelin komunal. Megjithëkëtë, kreu i Skenderajt, ka theksuar se situata e sigurisë në komunën e Skenderajt vazhdon të mbetet e qetë dhe pa ndonjë shqetësim për publikun.

Kontrolloni gjithashtu

Banorët e komunës së Rahovecit votuan projektin “Hapja e Lumit në fshatin Opterushë

Në ciklin e takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorë të shumtë nga vendbanimet dhe lagjet …