Kryetari Jashari në ndërrimin e moteve ka vizituar mjekët në QKMF, Policinë dhe zjarrfikësit

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari në prag të ndërrimit të moteve ka vizituar mjekët në QKMF të qytetit të Skenderajt, policët në Stacionin Policor të Kosovës, në Skenderaj, si dhe zjarrfikësit e komunës, të cilët i falënderoi për kontributin e tyre në kryerjen e përgjegjësive të tyre ligjore, në shërbim të shtetit e qytetarëve, larg familjeve e më të dashurve të tyre.

Kryetari Jashari ju uroi të gjithëve shumë suksese e punë të mbarë edhe në vitin e ri 2020.

Gëzuar!

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje Publike për anëtarësim në Asamblenë e Këshillit Lokal Rinor

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Rininë Nr. 08/L-264 dhe nenit 23 të …