Kryetari Jashari, pranoi dhuratë libra për bibliotekën e qytetit të Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur në takim Remzi Bashën, nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi, së bashku me Qibrije Hoxha anëtare në kryesi të kësaj shoqate, nga të cilët ka pranuar dhuratë një sasi të konsiderueshme të librave për bibliotekën e qytetit. Po ashtu Kryetari Jashari, pranoi edhe disa libra tjerë nga shkrimtari Remzi Basha, i cili është edhe veprimtar i çështjes kombëtare dhe deri më sot ka botuar njëzet libra me poezi, të cilat tematikë e kanë çështjen kombëtare. Si shenjë falënderimi kryetari Jashari ndau dhuratë për ta që simbol ka logon e Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Në Malishevë kanë filluar punimet për zgjidhjen e problemit me energji elektrike

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, përmes një video-mesazhi, i ka njoftuar qytetarët e …