Kryetari Jashari pret në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të Punësimit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka prit në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të Punësimit në Mitrovicë, Besmir Salihun me bashkëpunëtorë të tij, me të cilët ka diskutuar për skemën e granteve për subvencionimin në pagë dhe trajnim në punë, program ky i hapur për aplikim, për punëdhënës dhe punëkërkues të riatdhesuar dhe të rregullt. Gjithashtu është diskutuar edhe për tema të tjera që lidhën me aftësimin profesional të punëkërkuesve, si dhe për politikat që duhet të zhvillojmë si bartës të institucioneve, në funksion të punësimit të të rinjve dhe njerëzve që janë të papunë. “U pajtuam gjithashtu të organizojmë një takim informues për qytetarët e komunës sonë, rreth mundësive që ofron Zyra Rajonale e Punësimit, nëpërmjet programeve dhe moduleve të ndryshme, rreth aftësimit profesional dhe shërbimeve për orientim në karrierë”, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Titujt e Kampionëve nuk kanë të ndalur për skuadrat ferizajase

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit …