valamobile
Airport Adem Jashari
kek
MIT
mbpzhr grante
Fillimi / Institucionet / MINISTRI BYTYQI PRITI MINISTREN E ARSIMIT TË SHQIPËRISË, BESA SHAHINI

MINISTRI BYTYQI PRITI MINISTREN E ARSIMIT TË SHQIPËRISË, BESA SHAHINI

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini, me të cilën ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në arsim mes dy vendeve. Ministri Bytyqi dhe ministrja Shahini janë pajtuar që të fillohet nga puna për realizimin e dy projekteve, të cilat janë propozuar nga ministrja e Shqipërisë. Projekti i parë ka të bëj me vënien në dispozicion të studentëve, profesorëve dhe hulumtuesve shkencor të të dyja vendeve të një biblioteke elektronike. Ndërsa, projekti i dytë, për të cilin janë pajtuar ta realizojnë dy ministrat, parasheh shkëmbimin e nxënësve. Me këtë rast, ministri Bytyqi përmendi bashkëpunimin e mirë që ka ekzistuar edhe në të kaluarën në fushën e arsimit me Shqipërinë, ndërsa tha se me ministren Shahini ka biseduar për projektet që janë filluar dhe duhet të vazhdojnë, por edhe për projektet e reja. Sa i përket dy projekteve të propozuara nga ministrja Shahini, ministri Bytyqi tha se ato janë të një rëndësie të veçantë dhe kanë vlerë të madhe për studentët dhe nxënësit e të dy vendeve. “Ne shprehëm gatishmërinë dhe do të marrim hapa të menjëhershëm që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë t’i realizojmë këto dy projekte të rëndësishme”, tha ministri Bytyqi. Ndërsa, ministrja Shahini duke folur për rëndësinë e projekteve theksoi se, biblioteka elektronike, e cila do të vihet në dispozicion të studentëve, profesorëve dhe hulumtuesve shkencorë për tri vite, ofron mbi 170 mijë libra që mund të përdoren për fusha të ndryshme, si dhe pako për mësimin e gjuhëve të huaja. Sa i përket projektit të dytë të shkëmbimit të nxënësve, ministrja Shahini theksoi se ideja është që nxënës të shkollave të mesme nga Shqipëria të vijnë të kalojnë kohë në Kosovë duke marrë edhe orë mësimi nga shkollat në Kosovë dhe anasjelltas. “Do të fillojmë me përgatitjet menjëherë me shpresë se do të mund ta realizojmë deri në pranverë dhe kjo do të kontribuojë gjithsesi në njohjen më të mirë mes veti dhe në një bashkëpunim më të thelluar mes shqiptarëve këndej dhe andej kufirit”, tha ministrja Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

TË DIELEN ASFALTOHET RRUGA SHTËRPCË – BREZOVICË, MBYLLET PËR QARKULLIM

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se të dielën (26.05.2019), ...