Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim Drejtorin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Skenderaj, Dr. Osman Veliu, zëvendës drejtoreshën, Florentina Shala Gashi si dhe kryeinfermierinFatmir Osmani. Dr. Veliu, njoftoi Kryetarin Jashari se në komunën tonë për fat të mirë, deri më tani nuk ka asnjë person të prekur nga virusi COVID-19. Po ashtu gjatë këtij takimi u bë i ditur angazhimi i gjithë stafit të QKMF-së në parandalimin e këtij virusi, dhe se situata është stabile e çdo gjë është nën kontroll.