Kryetari Jashari priti në takim përfaqësues të fabrikës “Weng Fat Poultry”

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, pritën në takim përfaqësues të fabrikës së përpunimit të mishit të shpezëve “Weng Fat Poultry”, e cila është ndërtuar në fshatin Polac të Skenderajt. Përfaqësuesit e kësaj fabrike, e njoftuan Kryetarin, Jashari, për disa pengesa që janë shfaqur për eksportimin e këtij mishi në vende të ndryshme dhe si rrjedhojë e këtyre pengesave fabrika ende nuk ka nisur punën.

Kryetari Jashari, i siguroi mbështetjen e Komunës së Skenderajt në zgjidhjen e këtyre pengesave të cilat janë ende të padefinuara mirë, tutje Kryetari Jashari, theksoi se gjithmonë do ta kenë mbështetjen e plotë dhe jo vetëm kjo fabrikë, por çdo investim që është në dobi të qytetarëve të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet mësimdhënësja Xhulije Xhemajli pas 28 vitesh kontribut në arsim

Pas një karriere të gjatë në arsim, është pensionuar mësimdhënësja klasore Xhulije Xhemajli, e cila …