Në kuadër të takimit Kombëtar të Lutjeve dhe ekipit të Diplomatëve, falë ftesës së miqve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, në Senatin Amerikan, pati mundësinë të përjetoj nga afër një atmosferë që bashkon njerëz dhe kombe rreth vlerave të përbashkëta; paqes, respektit dhe mirëkuptim.
Momente të tilla forcojnë urat e miqësisë dhe na kujtojnë se dialogu dhe bashkëpunimi janë çelësi i një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Mirënjohje për mikpritjen dhe përkrahjen, miqve tanë amerikanë, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari Ekrem Kastrati.