Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar gjithë punëtorët pa dallim në atdhe e në mërgim festën e 1 majit – Dita e Punëtorëve.

“Mirënjohje të përzemërta për të gjithë punëtorët tanë, pa dallim, në atdhe e në mërgim, që me sakrificë, angazhim e me punë fisnike, i bëjnë krenarë familjet dhe vendin tonë. Zoti ju dhëntë shëndet në çdo moment të angazhimit tuaj për një të ardhme më të mire”, ka shkruar në llogarin e tij në facebook, kryetari i Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …