Në shenjë vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm në mikpritje, bujari, humanizëm dhe fisnikëri, Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, ka ndarë një mirënjohje për familjen e Januz Thaçit nga Shkupi, me prejardhje nga Shkarashniku i Malishevës.
Me motivacionin: “Për kontributin e madh të mikpritjes, bujarisë, humanizmit dhe fisnikërisë, si dhe për derën gjithmonë të hapur për banorët e Malishevës dhe të Kosovës për më shumë se gjysmë shekulli”, kjo mirënjohje u dorëzua në Ditën e Çlirimit të Malishevës, një datë e veçantë për kujtesën historike dhe nderimin e vlerave të lirisë.
Kryetari Kastrati e dorëzoi mirënjohjen pasardhëseve të familjes Thaçi, znj. Lumnije dhe znj.Kefsere Thaçi, të cilat u pritën sot në ambientet e komunës.
Në fjalën e tij, Kastrati shprehu falënderime të thella për familjen Thaçi, duke e cilësuar si një simbol të mikpritjes shqiptare, që në çdo kohë e veçanërisht gjatë periudhës së luftës së viteve 1998–1999, ka hapur dyert për familjet në nevojë dhe ka ofruar strehim e përkrahje pa kufizime.