Me rastin e pensionimit të koordinatores së qendrës së HANDIKOS-it në Malishevë, znj. Feride Hoxha, kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati, i ndau asaj një mirënjohje në shenjë falënderimi për kontributin e çmuar ndër vite në shërbim të kësaj qendre rehabilituese dhe të personave me aftësi të kufizuara.
“Për kontributin e vazhdueshëm dhe përkushtimin e treguar në mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara, si dhe për angazhimin human e profesional në drejtimin e Shoqatës HANDIKOS në Malishevë”, thuhet në tekstin e mirënjohjes së ndarë nga kryetari Kastrati për znj. Hoxha.
Nga ana tjetër, znj. Hoxha shprehu falënderimin e saj për këtë vlerësim. “Jam e nderuar ta pranoj këtë mirënjohje si shenjë respekti dhe vlerësimi për punën dhe angazhimin tim ndër vite”, tha ajo gjatë ceremonisë së pranimit të mirënjohjes.