Kryetari Kastrati pret në takim studenten e suksesshme, Enisa Bytyqi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur tw mwrkurwn në takim studenten Enisa Bytyqi, e cila është duke vijuar studimet në fushën e mjekësisë në Universitetin e Tetovës, aty ku tashmë është kthyer si një nga studentet më të dalluara të gjeneratës së saj.

Kryetari Kastrati në këtë takim të përbashkët e ka përgëzuar studentet Enisa Bytyqi për suksesin që është duke treguar në studimet e saj në fushën e mjekësisë, dhe ka thënë se si kryetar komune, do të jetë përherë në krah të gjeneratave të reja, që edukohen e studiojnë në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në profilet e mjekësisë, të cilat më pas kthehen në profesione fisnike përmes të cilave u shërbejnë qytetarëve pa dallim.

Po ashtu, krtyetari Kastrati ka thënë se Malisheva tashmë po zhvillohet me hapa të sigurt, dhe me investimet e mëdha që po bëjmë në zhvillimin e qytetit, pa lënë anash për asnjë moment investimet në shëndetësi, do të jetë një mundësi e mirë për brezat e rinjë që formimin e tyre profesional ta zbatojnë përmes punës në institucionet tona shëndetësore, të cilat po i bëjmë me kushte e standarde çdo ditë e më të larta.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje për aplikim për përkrahjen e bizneseve në agro-turizëm

Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, e komunës së Rahovecit ka hapur thirrjen publike për …