Kryetari Kastrati takoi drejtorin rajonal të Policisë, Graishta

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot është takuar me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta. Gjatë takimit, kryetari Kastrati dhe kolonel Graishta diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë.

Me këtë rast, kryetari Kastrati e falënderoi Policinë e Kosovës, përfshirë stacionin policor në Malishevë dhe Drejtorinë Rajonale në Gjakovë, për bashkëpunimin në realizimin e projekteve në komunë, me theks të veçantë në procesin për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Malishevës, si dhe në çështje të tjera që ndërlidhen me sigurinë në përgjithësi në tërë territorin e komunës së Malishevës.

Kryetari Kastrati dhe kolonel Graishta u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit, me qëllim të rritjes së sigurisë për qytetarët dhe po ashtu edhe për të parë mundësinë e bashkëpunimeve të reja në funksion të përmirësimit të sigurisë në shkolla, e institucione tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Komunitete falenderon bashkëpunëtorët

Komiteti për Komunitete i komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt, ku kryesuesi …