Jashari: Është momenti që të jemi si shqiptarë të unifikuar për ta përmbyllur dialogun me okupatorin shekullor

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me urim prekës me rastin e 8 Marsit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me rastin e 8 Marsit, ka uruar të gjitha gratë, me rastin e kësaj dite. Urimi i tij shumë prekës, i dedikohet edhe nënës së tij, 5 motrave, gjyshes, dy grave të axhallarëve të tij si dhe vajzave tjera të familjes që kaluan në amshim, gjatë rezistencës heroike së Familjes Jashari.

“Urime 8 Marsi! Jo vetëm më 8 Mars, me nderim të thellë, kujtoj nënën time Feride, e cila krahas heroinave të familjes tonë, gjyshes Zahide, Zarife, Adile, Hidajete, Valdete, Igballe, Selvete, Afete, Lirie, Fatime, Blerina Jasharit, na dhanë dritë! Në këtë ditë ndërkombëtare të grave, uroj të gjitha nënat, gratë e motrat, me urimin më të sinqertë për shëndet, mirëqenie e sukses!”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

106 vjet nga Kongresi i Lushnjës, Begaj: Moment vendimtar për ekzistencën, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar sot 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, …