leoni

Kryetari Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar Ligjin për Trepçën

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka dekretuar Ligjin për Trepçën, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli vendimin e saj, pas shqyrtimit dhe refuzimit të ankesës që kishte ushtruar, Lista Serbe. Në një postim të tij  ai ka shkruar:  “Sapo nënshkrova Ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne. Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës. Minatorëve u jemi përgjithmonë mirënjohës, sepse me punën dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë këtë gjigant të ekonomisë sonë”, ka bërë të ditur kryetari Thaçi në postimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …