Kryetari Kuçi ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës

Në nderim të 20 -të vjetorit të rënies së pishtarëve të parë të UÇK-së, “Edmondit, Zahirit e Hakifit “, Kryetari i komunës së Junikut z. Agron Kuçi ka pritur në vizitë, Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli, në shoqërimin e bashkëshortes Violeta, bashkë me përfaqësuesit e Veteranëve të UÇK-së dhe bashkëpunëtorë.
Kryetari Kuçi e ka njoftuar kryetarin Veseli me zhvillimet e përgjithshme, projektet dhe objektivat e Komunës së Junikut. Kryetari i Kuvendit, z. Veseli shprehu gatishmërinë në përkrahje të projekteve dhe objektivave të Komunës së Junikut.
Më pas, së bashku vizituam, Nënën Nurije për të vazhduar me homazhe pranë shtatores së Heroit të Kombit, Gjeneral Edmond Hoxha dhe Dëshmorëve e Martirëve të Junikut !

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …