Kryetari Kuçi, mori pjesë në konferencën me titull “Adaptimi i Komunave me ndryshimet klimatike” të organizuar nga Komuna e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, mori pjesë në konferencën me titull “Adaptimi i Komunave me ndryshimet klimatike” të organizuar nga Komuna e Prizrenit. Në këtë konferencë, Kryetari i Komunës së Junikut shprehi shqetësimin e tij lidhur me vendimet e paligjshme të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe KRU Gjakova, të cilët kundërligjshëm po tentojnë të devijojnë rrjedhen natyrore të lumit Erenik, po ashtu Kryetari Kuçi, shprehi qëndrimin e tij kundërshtues për hidrocentralet të cilat po tentohen të krijohen në lumenjët e Komunave të Dukagjinit.

Të pranishmit u dakorduan që të ndërmerren veprime të përbashkëta të cilat ndalojnë, shkatërrimin e mëtejshem të natyrës.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi sot në Viti është …